Arrestohet një 54 vjeçar në Kaçanik, dyshohet se ka kanosur me armë një person

PUBLIKUAR

Një 54 vjeçar me inicialet N.N është arrestuar dje në Kacanik pasi dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshje ka kanosur me armë një person tjetër, 47 vjeçar.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit i janë konfiskuara arma e zjarrit me 12 fishekë dhe një thikë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje dhe kanosje në Kaçanik

Me datën 07.05.2023, rreth 14:43 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në fshatin Vatë të Kaçanikut është një rast I kanosjes.

Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull, kosovar i moshës 47 vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’’.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...