PSG fiton lehtësisht ndaj Troyes, rrit diferencën në krye të tabelës

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka shënuar fitoren e radhës në Ligue 1.

Parisienët triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj Troyes, në kuadër të javës së 34-të në elitën e futbollit francez.

Mbappe kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e tetë të ndeshjes.

Epërsia u dyfishua në të 58-tën kur realizoi Vitinha, shkruan Gazeta Express

Vendasit e shënuan golin e nderit në minutën e 83-të, para se Ruiz të realizonte për 1:3 tre minuta më pas.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 78 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Lens.

Në anën tjetër, Troyes mbetet i parafundit me 22 pikë dhe sipas të gjitha gjasave do të luajë në Ligue 2 sezonin tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...