Osmani përkujton Luan Haradinajn: U vra nga forcat e regjimit gjenocidal serb

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 26 vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Luan Haradinaj, 26-vjet më parë e fitoi përjetësinë, duke i dalë zot atdheut, duke u flijuar për lirinë dhe Republikën.

“Më 6 maj të vitit 1997, Luani u vra nga forcat e regjimit gjenocidal serb, në rrugëtimin e tij të fundit për në Shqipëri. Rrugëtimi i tij u ndërpre, porse jo ëndrra e tij për idealin e brezave. Prandaj, Luani dhe liria ishin dhe janë një”.

Presidentja tha se Luani, së bashku me familjen, dëshmuan përkushtim, trimëri, guxim dhe kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.

“Luani dhe të gjithë dëshmorët e Republikës i japin kuptim lirisë sonë, shtetit tonë dhe të ardhmes së brezave. I përjetshëm qoftë kujtimi për Luanin dhe të gjithë dëshmorët e UÇK-së”, tha Osmani në përkujtimin e saj për Luan Haradinajn. /Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...