Liverpool ia vënë “syrin” mesfushorit kroat

PUBLIKUAR

Kjo verë pritet që të jetë njëra prej merkatove më interesante për Liverpoolin, pasi që Jurgen Klopp ka paralajmëruar që do ta përforcojë skuadrën në këtë repart

Sipas Daily Mail, Liverpool janë duke monitoruar lojën që është duke e bërë mesfushori kroat, Lovro Majer në Francë.

E njëjta media shkruan që ata do të përpiqen që të nënshkruajnë me kroatin këtë verë.

25 vjeçari ka qenë titullar vazhdimisht për Rennes në Ligue 1 të Francës këtë vit, ku ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat.

Raporti thekson që Majer mund të transferohet për më pak se 30 milionë funte. Liverpooli mund të rivalizohet vetëm nga Arsenali, pasi që londinezët po ashtu janë të interesuar për shërbimet e kroatit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...