E ardhmja e pasigurt e Ramosit, PSG ka dy opsione për zëvendësimin e tij

PUBLIKUAR

Përpara asaj që do të jetë një rindërtim tjetër i skuadrës këtë verë, Paris Saint-Germaini mund ta gjejë veten duke u fokusuar në rekrutimin për një pozicion që më parë dukej se nuk kishte nevojë.

Ardhja e Milan Skriniarit si një transferim i lirë nga Interi shihet si një përforcim ideal për vijën e mbrojtjes, por e ardhmja e pasigurt e Sergio Ramosit dhe pushimi i gjatë i Presnel Kimpembe shkaku i lëndimit, ka bërë që nënshkrimi me sllovakun mos të jetë i mjaftueshëm, transmeton Gazeta Express.

Kontrata e Ramosit skadon në verën e këtij viti, teksa ende nuk ka ndonjë marrëveshje të arritur për të rinovuar.

Sipas “L’Equipe”, PSG tani është në treg për një mbrojtës me këmbë të majtë, me Aymeric Laporten dhe Lucas Hernandezin që janë opsionet e mundshme.

Laporte besohet se është i gatshëm për t’u larguar nga Manchester City shkaku i hapësirës së pamjaftueshme, teksa për interesim ka edhe Barcelona.

28-vjeçari me Manchester Cityn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025. Ai në treg vlerësohet me 30 milionë euro.

Ndërkaq, Hernandez me Bayern Munichin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. Kjo nënkupton se nëse nuk ka marrëveshje për rinovim, ai mund të shitet verën e këtij viti, për të mos u larguar si i lirë vitin tjetër.

27-vjeçari në tregun e transferimeve vlerësohet me 50 milionë euro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...