Selektimi i të burgosurve për shërim jashtë vendit

PUBLIKUAR

Nga viti 2000 deri në tetor të vitit 2015 janë bërë 33 kërkesa nga të burgosurit për pezullimin e dënimeve për t’u shëruar nga sëmundjet që nuk mund të trajtohen brenda Kosovës.
Gazeta “Zëri” ka pritur rreth dy javë nga Ministria e Drejtësisë për të marrë përgjigje se sa kërkesa janë aprovuar nga ky numër, por ajo nuk është përgjigjur

Ish-komandanti i UÇK-së nga rajoni i Drenicës, Sabit Geci, ka rreth një muaj që është duke u trajtuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës pasi i është miratuar kërkesa nga Ministria e Drejtësisë për pezullimin e dënimit për shërim jashtë vendit. Njëjtë sikurse Gecit, pezullimi i dënimit dy herë nga tre muaj i ishte bërë edhe të dënuarit tjetër, Riza Alija.

Nga disa të dhëna, që ka siguruar gazeta shihet se nga viti 2000 deri në tetor të vitit 2015 janë bërë 33 kërkesa nga të burgosurit për pezullim të dënimit. Mirëpo, Ministria e Drejtësisë nuk është përgjigjur në interesimin e gazetës për të treguar se sa prej këtyre kërkesave janë miratuar nga MD-ja dhe cilat janë kriteret që kjo Ministri kërkon, në mënyrë që t’i pezullohet dënimi një të burgosuri.

Sipas të dhënave të siguruara, Riza Alisë dy herë i ishte pezulluar dënimi për t’u shëruar jashtë vendit, ani pse sipas raporteve të spitalit, ku ai ka qëndruar në Tiranë, Alija kishte qëndruar vetëm pesë ditë në spital. /Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...