Osmani pritet nga Kovaçevski, shpreh falënderim ndaj Maqedonisë së Veriut për mbështetjen

PUBLIKUAR

Presidentja Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut është pritur në takim nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Ajo e ka falënderuar nikoqirin për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Osmani ka përmendur votimin pro të këtij shteti në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe ka kërkuar vazhdimin e kësaj mbështetje edhe në përpjekjet në vijim të Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përcjell KlanKosova.tv.

“Presidentja Osmani foli për potencialin e madh për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ajo po ashtu foli edhe për bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar dhe sfidave të tjera të sigurisë. Në raport me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe rajon, është diskutuar për rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë në rajon, i cili përbën një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë rajonale”, thuhet në kumtesë.

“Ndërsa, në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit, Presidentja Osmani vlerësoi se me këtë marrëveshje Kosova dhe Serbia janë palë të barabarta në kontekstin e raporteve ndërshtetërore, teksa në raport me njëra tjetrën ta njohin parimin e barazisë, sovranitetit shtetëror e integritetit territorial”.

Në këtë takim është diskutuar, ndër të tjera edhe ideja e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit, sikurse edhe finalizimi i pjesës së mbetur të autostradës Bllacë-Shkup.
Vjosa Osmani Dimtar Kovaçevcki

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...