Man Utd po e monitoron situatën e Neymarit

PUBLIKUAR

Neymar Jr mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian ndërkohë qe një kohë po pëlqehet nga klubet angleze, mbi të gjitha nga Chelsea.

Por tash, në garë për ish-futbollistin e Santosit dhe të Barcelonës është futur edhe Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Djajtë e Kuq” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e përfaqësuesit brazilian dhe po mendojnë ta shfrytëzojnë rastin për ta transferuar atë në “Old Trafford”.

Eksperienca e Neymarit në Paris është përshkuar me rënie dhe me ngritje, përfshirë këtu lëndimet, forma e zbehtë, por edhe forma optimale e shfaqur kohë pas kohe, por pa vazhdimësi… /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...