Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës

PUBLIKUAR

Aymeric Laporte duket se po e kalon sezonin e fundit te Manchester City.

Mbrojtësi spanjoll thuhet se është i pakënaqur me hapësirën te “Qytetarët” dhe mendon se kohës së tij në Angli po i vije fundi, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Relevo”, Laporte dëshiron t’i bashkohet Barcelonës në afatin kalimtar të verës.

Madje, 28-vjeçari besohet se është i gatshëm të ulë pagën e tij për t’iu bashkuar Barçës, klubit që po përballet me probleme financiare.

Muajin e kaluar ishte raportuar se kanë nisur bisedimet mes palëve për një transferim të mundshëm në “Camp Nou” të ish-mbrojtësit të Athletic Bilbaos.

Laporte me kampionin në fuqi anglez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Deri më tani në këtë sezon, ai ka regjistruar vetëm 19 paraqitje në të gjitha garat apo 1513 minuta në total. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...