Ambasadori Rohde e mirëpret vendimin e KiE-së për Kosovën, përmend zbatimin e aneksit të Ohrit

PUBLIKUAR

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur vendimin e sotëm ku Kosovës iu pranua aplikimi për në Këshillin e Evropës.

Rohde përmes dy cicërimave në twitter, ka uruar kosovarët, ndërsa përmend që zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, mbetet vendimtar për ecje përpara, transmeton klankosova.tv.

”Pas vendimit të javës së kaluar për vizat, votimi i sotëm i KiE për ta përcjellë aplikacionin e KS në Asamblenë Parlamentare e sjell vendin sërish më pranë familjes europiane. Gjermania dha mbështetje të plotë në këtë hap”.

”Urimet e mia për të gjithë kosovarët! Vazhdimi i zbatimit të Ohrit duke përfshirë ASMM-në është vendimtar për të ecur përpara!”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...