Burri ther me thikë gruan e tij dhe veten

PUBLIKUAR

Në Sllatinë të Vushtrrisë një burrë ka ther me thikë gruan e tij dhe veten.

Të dy kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas janë dërguar edhe në QKUK.

Policia ka sekuestruar një thikë që dyshohet se është përdorë në këtë rast.

I dyshuari më pas është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Sllatinë, Vushtrri 22.04.2023 – 10:00-11:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se me thikë e kishte sulmuar bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare dhe më pas edhe veten. Viktima dhe i dyshuari ndihmën e parë fillimisht e kanë marr në emergjencën e Vushtrrisë pastaj janë dërguar edhe në QKUK. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjete dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas tretmanit mjekësor dërgohet në mbajtje.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...