Thaçi viziton familjet e Tonit dhe Micit në Rahovec

PUBLIKUAR

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitave nëpër komunat e Kosovës pas zgjedhjes president, sot ka vizituar Komunën e Rahovecit.

Thaçi, përveç takimit me vreshtarët dhe grupe tjera, ka vizituar edhe familjarët e heronjve të Kosovës, Xhelal Hajda – Toni dhe Selajdin Mullabazi – Mici.

Sipas tij, qytetarët rahovecianë që ai ka takuar janë plot shpresë e besim për Kosovën e re.

“Kënaqësi të jesh në Rahovec, në qytetin e qëndresës, heroizmit dhe punës. Vizitova familjet e heronjve të Kosovës, Xhelal Hajda – Tonit dhe Selajdin Mullabazi – Micit. Takova vreshtarë, mësues, mjekë e studentë. Njerëzit janë plot shpresë dhe besim për Kosovën e re, të zhvilluar dhe pjesë e familjes euro-atlantike. Më pritën edhe prijësit shpirtërorë të komunitetit të teqeve të sheh Besimit dhe sheh Mehdiut”, ka shkruar Thaçi.

toni mici 2

SHIKO MË SHUMË

Limaj pyetet se a ka marrë urdhra nga Thaçi: Le more çfarë urdhra, çfarë pallavra

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për urdhra dhe role...

Parashikimi i motit për sot

Kosova të shtunën, më 3 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell...

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...