Dafina Zeqiri paralajmëron bashkëpunimin e ri të albumit “Unë jam ajo” me YA NINA

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Këtë herë artistja e famshme ka bashkuar forcat me një emër të ri të estradës, Ya Nina, me të cilën do të sjell një këngë të re.

Projekti i ri i dyshes mban titullin “It gets better” dhe do të jetë pjesë e albumit të ri të Dafinës “Unë jom ajo”.

 

Vajzat kanë ngacmuar fansat për duetin përmes videove të ndryshme në llogaritët e tyre në Instagram

Të dyja duken në formë të mirë teksa vallëzojnë me këngën e re që përmban ritëm dhe adrenalinë, ndërkohë edhe komentet e fansave ishin të shumta përkrah postimeve.

 

Ndryshe, aktualisht Dafina po shijon suksesin e këngës së fundit “Harroj” që solli në bashkëpunim me producentin Cricket.

Në anën tjetër projekti i fundit i Ya Ninës është bashkëpunimi me reperin Elinel “Rich” që gjithashtu po pritet mirë dhe deri më tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...

Efi bën një ndryshim në “look”

Efi Dhedhes ka bërë një ndryshim në pamjen fizike të saj. Bukuroshja shqiptare ka vendosur...

“Ma nxin ditën”, Jonida Vokshi befason me urimin për Besnikun

Moderatorja e njohur, Jonida Vokshi, ka zgjedhur një mënyrë mjaft origjinale dhe plot humor...