Gjuajtje me armë, nuk ka të arrestuar

PUBLIKUAR

Policia Rajonale në Ferizaj, raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një gjuajte me armë zjarri në fshatin Gërlicë e Epërme të Kaçanikut.

Hetimet e para kanë konstatuar se viktima, 38 vjeçar derisa po e kontrollonte shtëpinë e pa banuar të vëllait të tij ka vënë re dy persona të dyshuar të cilët kanë shtënë me armë zjarrë në drejtim të tij, njofton Klan Kosova.

Me këtë rast edhe viktima ka shtënë mbi ta me një revole pa leje e cila është konfiskuar më pas nga policia.

Ende nuk ka ndonjë të arrestuar për këtë rast kurse policia ka gjetur disa gëzhoja të cilët shërbejnë si prova materiale.

SHIKO MË SHUMË

Gashi thotë se LDK i ndërroi tre palë qëndrime për 18 muaj në raport me Kurtin: Koha të kthehemi te vetja

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka kritikuar qasjen e partisë së...

Limaj pyetet se a ka marrë urdhra nga Thaçi: Le more çfarë urdhra, çfarë pallavra

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për urdhra dhe role...

Parashikimi i motit për sot

Kosova të shtunën, më 3 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell...