Konrad Laimer nënshkruan me Bayernin

PUBLIKUAR

Konrad Laimer do të jetë pjesë e Bayern Munichit nga vera e këtij viti.

Eksperti gjerman i transferimeve, Florian Plettenberg, ka raportuar se austriaku ka nënshkruar tashmë me “Bavarezët”, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, Laimer ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

“Ai kreu të dyja testet mjekësore dhe nënshkroi një kontratë deri në vitin 2027. Konrad Laimer do të jetë 100 për qind i Bayernit”, njoftoi Plettenberg, gazetari afërt me klubin e Bayernit.

25-vjeçari do të zyrtarizohet nga Bayerni pas përfundimit të sezonit aktual.

Ai në “Allianz Arena” kalon si lojtar i lirë, pasi kontrata me Leipzigun i skadon më 30 qershor.

Edhe pas një dëmtimi afatgjatë në fillim të sezonit, Laimer ka qenë një lojtar kyç i Leipzigut këtë sezon duke regjistruar 21 ndeshje në të gjitha garat.

Reprezentuesi i Austrisë ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...