Basha: Në fokus reforma në drejtësi

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të Jashtme, Federica Mogherini është larguar herët në mëngjes nga Shqipëria, pasi ka mbyllur takimet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në orën 07.00 të mëngjesit.

Basha tha se reforma në drejtësi ishte një nga pikat e diskutimit me Mogherinin. Ai tha se kjo reformë ka nevojë për dialog politik.

“Reforma në drejtësi është një proces jo një ligj që pret në Parlament. Që ky ligj të shndërrohet në amendamente kushtetuese dhe ligje lypset dialog politik. Kushtet për dialog politik kjo qeveri nuk i ka krijuar, përkundrazi ka investuar dhe investon për konfliktin politik. Parakusht për të ecur përpara është dialogu politik që çon drejt konsensusit, bazuar mbi kriteret e Venecias”, tha Basha.

Ai theksoi për gazetarët se për opozitën kushtet thelbësore për të dalë nga situata janë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Ai shoqërohej në takim nga deputetët Majlinda Bregu, Albiona Halimi, Gent Strazimiri dhe Aldo Bumçi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Limaj pyetet se a ka marrë urdhra nga Thaçi: Le more çfarë urdhra, çfarë pallavra

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për urdhra dhe role...

Parashikimi i motit për sot

Kosova të shtunën, më 3 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell...

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...