Zbulohet shuma me të cilën është gjobitur Mane nga Bayerni, pas sulmit fizik ndaj Sanes

PUBLIKUAR

Sadio Mane raportohet se është dënuar me gjobë prej më shumë se 300 mijë euro nga Bayern Munichi.

Ky dënim për senegalezin vije pasi ai goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes 3:0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta Express.

Pas këtij rasti, Mane u suspendua nga Bayerni për ndeshjen e radhës, që e zhvilloi të shtunën ndaj Hoffenheimit në Bundesligë.

Gazetari nga “Sky”, Florian Plettenberg, që është edhe i afërt me “Bavarezët” ka raportuar se 31-vjeçari është gjobitur me më shumë se 300 mijë euro.

Ende nuk dihet arsyeja e përplasjes mes futbollistëve të kampionit gjerman, por nga mediat e atjeshme u tha se Sane e ka fyer Manen në baza racore. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...