Real Madridi nuk do të pranojë asnjë ofertë për Tchouamenin

PUBLIKUAR

Real Madridi nuk e ka ndërmend ta shesë Aurelien Tchouameni këtë verë, pavarësisht se ai nuk po ka hapësirë të mjaftueshëm këtë sezon.

Mesfushori francez u transferua nga Monaco në “Santiago Bernabeu” verën e kaluar për 80 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pavarësisht çmimit të tij të madh, Carlo Ancelotti e ka përdorur Tchouamenin si një opsion në mesfushën e tij.

Mungesa e sigurisë për rolin e tij ka krijuar spekulime për të ardhmen, me Liverpoolin që raportohet se ka shprehur interesim për 23-vjeçarin.

Por, sipas “AS”, Real Madrid nuk do të dëgjojë asnjë ofertë për Tchouamenin dhe nuk do ta lejojë që të largohet në afatin kalimtar të verës.

Madje, “Los Blancos” thuhet se mund të hapin bisedimet me të për të rinovuar kontratën.

Aurelien Tchouameni me Real Madridin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...