Mësohet se kur do të rikthehet Pedri

PUBLIKUAR

Barcelona mund të marrë forcë shtesë nga rikthimi i yllit të skuadrës, Pedri, përpara ndeshjes derbi në La Liga, kundër Atletico Madridit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 23 prill, në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.

“Blaugranët” po i afrohen titullit të parë në kampionat që nga viti 2019, pasi kanë 13 pikë më shumë se kampioni në fuqi, Real Madridi, që pozita e dytë në tabelë po i rrezikohet nga Atletico Madridi. Diferenca e pikëvë mes rivalëve nga kryeqyti spanjoll është vetëm dy pikë.

Xavi ka zgjedhur të tregojë kujdes të vazhdueshëm në lidhje me rikthimet nga lëndimët të lojtarëve kryesorë pasi thuajse titulli është në duart e tyre.

Sipas raportimeve nga “Marca”, reprezentuesi spanjoll është rikthyer në stërvitje të lehta, me Xavin të përgatitur të presë derisa mesfushori të ndihet 100% i aftë për t’u rikthyer.

Ndeshja ndaj Atletico Madridit shihet si një ndeshje që do t’i ofrojë rikthimin 20-vjeçarit, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Të lënduarit tjerë, Ousmane Dembele dhe Andreas Christensen, nuk pritet të rikthehen deri në muajin e ardhshëm.

Barcelona ndeshjen e ardhshme do ta luajë të dielën, në udhëtim kundër Getafes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...