Çaushi: S’jemi të shqetësuar pse amerikanët nuk e vizitojnë Vetëvendosjen (Video)

PUBLIKUAR

Zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk brengosen fortë për raportet e tyre me zyrtarë të lartë të Shtetit Amerikanë në Kosovë, gjegjësisht ambasadorët, por që sipas tyre herë do kurdo raportet SHBA – Vetëvendosje do të jenë të ngushta në një të ardhme të afërt.

Driton Çaushi, nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje në INFO BOX të RTV Dukagjinit, ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë jetike, por që ka akuzuar të gjithë liderët e partive politike që nga pas lufta për servilizëm të tepruar ndaj ambasadorëve të SHBA në vend.

Sipas tij, raporti SHBA-Vetëvendosje duhet të jetë subjektiv.

Protesta, demonstrata por edhe tenda sërish në sheshet e Prishtinës, do të jenë metodat që ka thënë Çaushi që do të vazhdojnë për të kundërshtuar Qeverinë e Kosovës deri në dorëheqjen e saj.

Çaushi ka thënë se opozita nuk ka dështuar në përpjekjet e saja për të kundërshtuar zgjedhjen e Thaçit president duke thënë se dy çështjet, ajo për Asociacionin dhe Demarkacionin, janë më të rëndësishme për opozitën sesa zgjedhja e Thaçit president.

Nënkryetari i VV ka vlerësuar se largimi i Thaçit nga PDK nuk ka ndryshuar skenën politike, duke thënë se në PDK ka njerëz që janë sikurse Thaçi e që Çaushi i ka cilësuar si tepër të rrezikshëm për Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Limaj pyetet se a ka marrë urdhra nga Thaçi: Le more çfarë urdhra, çfarë pallavra

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj pretendimeve për urdhra dhe role...

Parashikimi i motit për sot

Kosova të shtunën, më 3 tetor, do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell...

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...