Bebe Rexha shfaqet joshëse nën tingujt e këngës së saj të re “Call On Me”

PUBLIKUAR

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, në vetëm pak ditë do të publikojë albumin e saj më të ri, “Bebe”.

Përkatësisht më datë 28 prill ajo ka njoftuar fansat e saj se albumi i tretë në karrierën e saj do të jetë gati me plot këngë të reja, disa prej të cilave veçse janë publikuar tashmë.

Njëra prej tyre është “Call On Me” të cilën ajo e lansoi së fundmi, e cila tashmë është bërë një hit mëvete në rrjetin social TikTok.

💜💜💜 

♬ Call on Me – Bebe Rexha

 

Vet 33-vjeçarja përmes një videoje të publikuar së fundmi, mund të shihet duke vallëzuar nën ritmet e kësaj kënge, ndërsa duket mjaft atraktive.

Me poza atraktive, Bebe Rexha paralajmëron diçka të mirë për fansat në prag të albumit të ri "Bebe"

Lexo po ashtuMe poza atraktive, Bebe Rexha paralajmëron diçka të mirë për fansat në prag të albumit të ri “Bebe”

Bebe Rexha përndryshe ka publikuar edhe dy këngë të tjera nga albumi “Bebe”, të cilat janë “Heart Wants What It Wants” dhe super-htin “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

LKoopertina e albumit “Bebe” nga Bebe Rexha (Foto: Bebe Rexha/Instagram)

Pjesë e albumit do të jenë edhe dy bashkëpunime me emra të suksesshëm të muzikës si Snoop Dogg dhe Dolly Parton.

Ajo ka të edituara në treg edhe dy albume të tjera shumë të suksesshme, “Better Mistakes” në vitin 2021 dhe “Expectations” në vitin 2018. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...