Guardiola: Rezultat i pabesueshëm, por na nevojitet një tjetër paraqitje e madhe

PUBLIKUAR

Pep Guardiola ndihet mjaft i lumtur pas fitores së madhe që e regjistroi Manchester City mbrëmë.

“Citizens” e mposhtën Bayern Munichun me rezultat të thellë, 3:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve për ta bërë një hap të madh drejt kualifikimin në gjysmëfinale, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, trajneri spanjoll insiston se kampionët e Anglisë nuk e kanë kryer krejt punën, duke kërkuar nga ata të jenë të vëmendshëm në ndeshjen e kthimit në “Allianz Arena”.

“Për 55-60 minuta ishte e ngushtë, një lojë e bukur e Championsit, mes dy top-ekipeve. Nuk arritëm t’i kontrollonim krahët pas golit të Rodrit dhe kemi dhënë shumë hapësira. Ata ishin superiorë në 10-15 minutat e parë, kishin edhe raste. Ishte një rezultat i pabesueshëm, por e di mirë se çka do të thotë të luash në Munich. Na nevojitet një tjetër ndeshje e rëndësishme, një tjetër lojë e madhe”, u shpreh Guardiola.

Manchester City e ka një avantazh solid ndaj gjigantit bavarez për të shkuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...