Veseli akuzon Dërgutin për pengim të mbledhjes së Kryesisë

PUBLIKUAR

Veseli akuzon Dërgutin për pengim të mbledhjes së Kryesisë
Autori: Lajmi.net Lajme, Politikë 12:31, 4 March 2016
Mbledhja e Kryesisë Mbledhja e Kryesisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka akuzuar nënkryetaren nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërgutin se ka dashur ta pengojë mbledhjen e sotme të Kryesisë.

Ai në një paraqitje për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, u ka bërë thirrje Opozitës që t’i përgjigjen ftesës për dialog.
Në mbledhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president, janë caktuar edhe pikat e rendit të ditës në seancën e radhës që pritet të mbahet të enjten.
Ndërsa, deputetja e VV-së, Aida Dërguti ka bërë të ditur se seanca e radhës po mbahet, duke kundërshtuar kërkesat e Opozitës që janë kundër. Mirëpo, përkundër kësaj, Dërguti ka thënë se Opozita do të merr pjesë, por nuk ka folur për veprimet që do t’i ndërmarrin në këtë seancë, raporton lajmi.net.
Në anën tjetër, Veseli ka thënë se në seancën e radhës pika të rendit të ditës do të jenë integrimi në Europë, por pa specifikuar qartë se për çka./lajmi.net

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...