Allegri tregon nëse do të jetë trajner i Realit

PUBLIKUAR

Massimiliano Allegri mohon një kalim te Real Madridi dhe zbulon skuadrën e re të Antonio Contes.

Trajneri Juventusit është duke u lidhur me Merengues pasi që pozicioni i strategut të Real Madridit, Zinedine Zidane është luhatur te Los Blancos.

“Për një muaj e gjysmë më lidhen me Ligën Premier, tani të gjithnjë e më tepër më lidhin me skuadrat e La Ligas”, ka thënë Allegri për Il Corriere dello Sport.

“Çdo gjë e ka kohën e vetë, edhe pse zgjedhja në fund të fundit është subjektive”.

“Kur të jetë momenti, do të më pëlqente të mësoj kultura të ndryshme siç ka bërë Ancelotti. Por, tani jam shumë mirë në Juventus”, theksoi Allegri.

Kujtojmë se ish trajneri i Milanit kërkohet edhe nga Chelsea. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...