Hernandez: Dua të qëndroj te Milani sa më gjatë që të jetë e mundur, jam krenar që jam kapiten

PUBLIKUAR

heo Hernandez ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar sa më gjatë te Milani.

Në një deklaratë të fundit, ai tha se është i fokusuar vetëm në të tashmen, transmeton Gazeta Express.

“Shpresoj të qëndroj këtu në AC Milan sa më gjatë që të jetë e mundur. E ardhmja? Jam i fokusuar vetëm në të tashmen, nuk e dimë kurrë të ardhmen”, tha Hernandez.

Francezi iu bashkua Milanit në vitin 2019 dhe që atëherë është bërë një lojtar kyç në ekip. Ai ka qenë një lojtar i spikatur për kuqezinjtë, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë 17 asistime në 125 paraqitje në Serie A.

25-vjeçari ka marrë edhe përgjegjësinë për të qenë kapiten i Milanit, një rol për të cilin thotë se e bën krenar.

“Jam i lumtur këtu që nga dita e parë. Jam krenar që jam kapiten i Milanit”, tha mbrojtësi i krahut të majtë.

Angazhimi i Hernandezit mund të jetë një nxitje për “Rossonerët”, që aktualisht po luftojnë për një vend në top katërshe në Serie A, teksa janë edhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Theo Hernandez me Milanin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...