Folarin Balogun, objektiv i Milanit

PUBLIKUAR

Milani raportohet se ka shprehur interesim për sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun.

21-vjeçari, që është i huazuar te Reimsi, po shkëlqen këtë sezon në Ligue 1, duke shënuar 18 gola deri më tani në këtë sezon, shkruan Gazeta Express.

Sipas “Calciomercato”, Milani po kërkon të forcojë sulmin për sezonin e ardhshëm dhe Balogun është ndër objektivat e klubit.

Reprezentuesi anglez besohet se vlerësohet me më shumë se 30 milionë euro dhe blerja e tij do të ishte e vështirë, duke marrë parasysh edhe faktin se ai ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2025.

Forma e tij e mirë me Reimsin mund ta bindë trajnerin e “Topiçinjve”, Mikel Arteta, që ta mbajë sulmuesin në skuadër, pavarësisht se ai do të përballej me një konkurrencë të fortë.

Folarin Balogun raportohet ka tërhequr interesim edhe nga Interi, Lille, Monaco e Leipzigu. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...