Instruktorët policor të Kosovës trajnojnë motoçiklistët policor në Shqipëri

PUBLIKUAR

Referuar Memorandum Bashkëpunimit të realizuar ndërmjet Policisë së Republikës së Kosovës dhe Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, për realizimin kursit të trajnimit për motoçiklistë të patrullës së përgjithshme të policisë së shtetit shqiptar, nga 07.03.2016 deri më 06.05.2016 instruktorë të Policisë së Kosovës për ngasje të motoçikletave do të realizojnë kursin në fjalë për policët e shtetit shqiptarë në Akademinë e Sigurisë në Tiranë.

Policia e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet paraprake dhe është e përgatitur për implementimin e Memorandum Bashkëpunimit, ku për këtë trajnim janë angazhuar tetë instruktor.

Ndërsa, sipas planifikimeve të parapara do të trajnohen 160 punonjës policie të shtetit shqiptarë, nga instruktorët policor të Policisë së Kosovës.

Kjo është një vazhdimësi e bashkëpunimeve të ndërsjella në mes policive të të dyja vendeve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj e lidh shkarkimin e Isufajt me sulmet e Kurtit: Po i vjen erë e keqe kësaj pune

Ramush Haradinaj ka reaguar pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit të shtetit, Blerim Isufaj. Përmes...

Bedri Hamza futet në Qeveri, a do të pajtohen me Kurtin për mosshkuarje në zgjedhje?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është futur në objektin e Qeverisë. Ai...

Policia në Prizren fillon mbikëqyrjen e rrugëve me dronë

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor – Prizren (NJTRR-Prizren) ka filluar zbatimin e kontrolleve të...