Arsenali e lëshon fitoren nga duart në minutat e fundit ndaj Liverpoolit

PUBLIKUAR

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në ndeshjen derbi ndaj Liverpoolit në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme të javës së 30-të në Premierligë.

Ishte Gabriel Martinelli që kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e tetë të ndeshjes.

Epërsia u dyfishua në të 28-tën kur Gabriel Jesus realizoi me kokë pas një krosimi nga Martinelli.

Mohamed Salah ngushtoi epërsinë tre minuta para fundit të pjesës së parë.

Egjiptiani pati mundësinë të barazonte shifrat në minutën e 52-të, por dështoi të shënonte nga penalltia.

Roberto Firmino barazoi shifrat në minutën e 87-të për t’ia dhënë një pikë ekipit të tij sonte.

Me këtë barazim, Arsenali tani shkon në kuotën e 73 pikëve në vendin e parë, gjashtë më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur

Në anën tjetër, Liverpooli mbetet në vendin e tetë me 44 pikë gjithsej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...