Enca: Dubai është shtëpia ime e dytë

PUBLIKUAR

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, këto ditë është duke shijuar disa ditë të mira pushimi.

Ajo fillimisht kaloi disa ditë në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, gjersa së fundmi nga aty është larguar për në kontinentin afrikan, më saktësisht në Zanzibar.

E teksa u drejtua për vendin tropikal, këngëtarja e hitit “Dua” publikoi në InstaStory një fotografi kur aeroplani i saj u nis nga Dubai.

Ndërsa ndodhej ende mbi Dubain e ndriçuar, Enca shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Duke fluturuar sipër shtëpisë time të dytë”.

Foto: Enca/InstaStory

Enca ka treguar disa herë se ka një simpati të veçantë për Dubain dhe se kjo është arsyeja pse e viziton mjaft shpesh.

Këngëtarja Haxhia përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, të cilët janë në pritje të një paralajmërimi për këngën e saj të radhës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Të ngjitur për njëri-tjetrin, Adrola poston foto me këngëtarin Capital T

Modelja shqiptare Adrola Dushi po vazhdon të publikojë foto krah këngëtarit Capital T. Mirëpo, në...

Sërish krahë njëri- tjetrit, Për çka po e uron Benita-Ludon?

Raportet e krijuara brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” shpesh ndryshojnë pas përfundimit...

“Hala s’je rahatu”/ Elijona i uron ditëlindjen Klodit

Dy banorët më të përfolur të sezonit të fundit të Big Brother VIP Kosova...