Burnley i Aro Muricit siguron rikthimin në Premierligë

PUBLIKUAR

Burnley është skuadra që tashmë dihet se do të jetë pjesë e Premierligës sezonin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Company shënoi fitore sonte në udhëtim kundër Middlsebrough me rezultatin 1:2, shkruan Gazeta Express.

Me këto tri pikë Burnley e siguroi edhe matematikisht promovimin në elitën e futbollit anglez. Deri në fund të sezonit mbetet vetëm të shihet nëse kjo skuadër do të ngjitet në Premierligë nga pozita e parë, apo e dytë.

Burnley është rrugës së mirë për t’u shpalluar kampion në Championship, por ende nuk e ka siguruar matematikisht.

Burnley është lider me 87 pikë, 11 më shumë se Sheffield United që ndodhet në pozitën e dytë. Të dy këto skuadra deri më tani kanë zhvilluar nga 39 ndeshje, teksa do t’i zhvillojnë edhe shtatë tjera deri në fund të sezonit 2022/23.

Ndërkaq, skuadra e pozitës së tretë, Luton, është 19 pikë prapa Burnleyt. Lutoni ka zhvilluar një ndeshje më shumë, pra 40 deri më tani.

Kësisoj, Burnley, ku aktivizohet portieri i Kombëtares së Kosovëes, Arijanet Muric, e ka të sigurt inkuadrimin direkt në Premierligë nga njëra prej dy pozitave të para në tabelë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...