Efi dhe Kiara gjejnë gjuhën e përbashkët, lot dhe përqafime mes mikeshave

PUBLIKUAR

Komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënie. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe me Kiarën dhe Efin.

Ngarkesa, presionet, informacionet e tepërta duket se ndikuan që ato të mbajnë mbi vete inate që më në fund i sheshuan sot.

Si dy vajza të rritura, Kiara dhe Efi janë ulur dhe kanë folur me njëra-tjetrën duke sqaruar keqkuptimet mes tyre. Edhe pse mund ta kishin bërë më parë dhe të shmangnin çdo situatë të pakëndshme që krijuan është me rëndësi fakti që gjetën gjuhën e përbashkët.

Në një bisedë ku nuk kanë munguar lotët dhe përqafimet, Efi dhe Kiara i dhanë një shuplakë gjuhës së urrejtjes së përdorur ndaj të dyjave në mediat sociale këto ditë.

Reality-show e ka fuqinë që na mbërthen pas ekranit, por le ta marrim më lehtë e mos të përfshihemi kaq shumë. E aq më tepër mos të përhapim urrejtje.

SHIKO MË SHUMË

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...

Majk pyetet se a do të martohej me një vajzë të një kombësie tjetër: Dashuria s’njeh ngjyrë, s’njeh nacionalitet

Reperi i njohur shqiptar, Majk, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “R Studio”...

Selin Bollati dhe DJ Gimbo flasin për jetën pas Big Brother: Kemi projekte të reja

Selin Bollati dhe DJ Gimbo kanë bërë paraqitjen e tyre të parë televizive si...