Përplasje mes futbollistëve dhe tre kartonë kuq, çfarë ndodhi në fundin e ndeshjes Juventus – Inter?

PUBLIKUAR

Juventusi dhe Interi luajtën baras sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Italisë.

Derbi i madh italian, që u zhvillua në “Allianz Stadium”, përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.

Juan Cuadrado (83’) shënoi për epërsinë e “Zonjës së Vjetër”, që u duk se po merrte fitoren e parë.

Por, mysafirët fituan një penallti në fundin e ndeshjes, të cilën në gol e shndërroi Romelu Lukaku (90+4’).

Pas këtij goli u tensionua situata. Sulmuesi belg e festoi golin në mënyrën e tij të zakonshme, por kësaj radhe duke iu drejtuar tifozëve vendasë.

Kjo u pa si provokim edhe nga futbollistët e Juventusit, të cilët kërkonin “t’i qëronin hesapet” me Lukakun. Cuadrado dukej njëri prej më të nervozuarve.

Gjyqtari i ndeshjes i ndëshkoi me të karton të kuq të dy autorët e golave, të cilët do t’i mungojnë skuadrave të tyre në ndeshjen e kthimit.

Por, kjo nuk mbaroi me kaq.

Pasi fishkëlleu për fundin e ndeshjes, gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq edhe Samir Handanovicin, që gjithashtu shkaktoi pati një përplasje me Cuadradon.

Edhe slloveni do të mungojë gjithashtu në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, që do të zhvillohet më 26 prill, në “Guiseppe Meazza”. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...