Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, besohet se i ka thënë lojtarëve të tij se Antonio Conte do të jetë trajneri nga sezoni i ardhshëm.
Il Corriere dello Sport shkruan se Abramovich ka informuar skuadrën të premtën e kaluar.
Conte do të kalojë në Stamford Bridge në një kontratë prej tri vitesh pas Euro 2016 dhe do të përfitojë 6 milionë funte në sezon.
Conte do të ketë plot 130 milionë funte për të shpenzuar dhe për të kthyer Blutë në maje. /Telegrafi/


