“Ti kurrë nuk ke dasht”, dedikimi i pazakontë i Elvana Gjatës

PUBLIKUAR

Këtë mëngjes Elvana Gjata ka ndarë në story-n e saj në Instagram një status jo të zakonshëm të themi për të.

“Kam luftuar për ty, por ti kurrë nuk ke dasht”, shkruan Elvana në Instastory, duke ngjallur dyshime të mëdha.

Mendimi i parë në lidhje me këtë shkrim sigurisht është ndonjë dedikim romantik, por shumë gjasa ka që të jetë edhe ndonjë pjesë e shkëputur nga ndonjë projekt i saj i rradhës. Siç dihet tashmë, artistët tanë po përdorin çdo mënyrë për të promovuar këngët e tyre dhe kjo mund të jetë një e tillë.

Nga ana tjetër sa i përket jetës private, Elvana ka qenë gjithmonë e rezervuar dhe një dedikim i tillë, kaq hapur nuk është në “stilin e saj”.

Kujtojmë që kënga e fundit e sjellë nga Elvana Gjata është “Luj Luj” në bashkëpunim me Dhurata Dorën si pjesë e albumit të kësaj të fundit të titulluar thjesht “Dhurata”.

Ndonëse është bërë e ditur edhe se këngëtarja do të vijë me një tjetër bashkëpunim këtë herë me Noizy-n, sërish si pjesë e albumit të tij “Alpha” që do të publikohet më 7 prill.

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...