41-vjeçari i arrestuar në Prishtinë përvetësonte barna dhe ia shiste dikujt tjetër, shkaktoi rreth 50 mijë euro dëme

PUBLIKUAR

Hetuesit nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar V.V, 41-vjeçar një person të dyshuar për veprën penale ‘keqpërdorim i besimit’, rast i cili sot është paraqitur nga ankuesi.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se i njëjti dyshohet se që nga shtatori i vitit 2022, duke keqpërdorë besimin, ka përvetësuar një sasi të barnave të cilat më pas i ka shitur te një person tjetër  (vlera e përafërt e dëmit të shkaktuar është rreth 50000 euro).

“Me vendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që policia është në kërkim të personit tjetër qe mund të jetë i përfshirë në këtë rast”, thuhet në komunikatën e PK.

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...