Barcelona në bisedime të avancuara për rikthimin e Grimaldos

PUBLIKUAR

Problemet financiare do të kufizojnë mundësitë që Barcelona të paguajë për transferimin e ndonjë futbollisti gjatë afatit kalimtar të verës.

Kësisoj, nënshkrimi me futbollistët e lirë në treg janë duke u eksploruar nga zyrtarët e klubit katalunas, transmeton Gazeta Express.

Së fundmi raportohet se Barcelona po synon të nënshkruajë me Alex Grimaldon, të cilit do t’i skadojë kontrata me Benfican pas përfundimit të këtij sezoni.

Sipas gazetarit portugez, Pedro Almeida, gjiganti nga La Liga është në bisedime të avancuara me mbrojtësin spanjoll.

Grimaldo ka qenë pjesë e akademisë së klubit të Barçës, teksa kishte luajtur edhe për ekipin B, por jo edhe për të parin.

Ai ishte larguar nga Barcelona B në vitin 2016, për t’iu bashkuar gjigantit portugez.

Rikthimi i mundshëm i 27-vjeçarit mund të shtynte Jordi Alban drejt largimit nga “Camp Nou”.

34-vjeçari është njëri prej futbollistëve më të paguar në klub, teksa këtë sezon nuk po ka minuta si në të kaluarën.

Te Barcelona e dinë se është thelbësore që të ulët fatura e pagave para sezonit të ardhshëm dhe Grimaldo besohet të ketë një pagë shumë më të vogël se Alba. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...