Lukaku shkëlqen në fitoren e Belgjikës ndaj Suedisë

PUBLIKUAR

Belgjika e nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Belgët e udhëhequr nga trajneri i ri i tyre, Domenico Tedesco, triumfuan sonte në udhëtim kundër Suedisë, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Friends Arena” përfundoi me rezultatin 0:3.

Romelu Lukaku shkëlqeu duke realizuar het-trik. Sulmuesi i Interit shënoi në 35’, 49’ dhe 83’.

Për të dy kombëtaret ishte kjo ndeshja e parë në Grupin F.

Belgjika me tri pikë renditet e dyta, aq sa ka edhe Austria si lidere.

Suedia momentalisht ndodhet në pozitën e fundit (5).

Suedia pas tri ditësh do të jetë nikoqire e Azerbajxhanit, kurse Belgjika e pret Austrinë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...