Rama përplaset me gazetarin në Britani: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova

PUBLIKUAR

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në Londër, ka zhvilluar një bashkëbisedim në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Chatham House”.

Rama, gjatë këtij bashkëbisedimi ka folur edhe për Kosovën, e pikërisht për këtë u përplas edhe me një gazetar për emërtimin e Kosovës duke i thënë se nuk thuhet Kosovo por Kosova, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk është Kosovo, por Kosova! Kosova nuk është vend mik është një vend simotër, është gjithçka nuk është vend mik. Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh. Ne Shqiptarët kemi dy shtete 4 kryeministra në Ballkan. Mësoje thua me mua, Kosova, jo Kosovo! Është një shtet ndryshe, i pavarur! Rruga është ajo e duhura ajo e integrimit të plotë me BE-në.”, u shpreh Rama.

Më tej ai nënvizoi se Kosova dhe Shqipëria janë një komb që jeton mes dy shtetesh.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...