Shatri: Nuk ka pasur nevojë të rritet çmimi i energjisë, Kosova përmbush nevojat

PUBLIKUAR

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka vendosur për shtrenjtim të çmimit të rrymës. Ky shtrenjtim do të jetë për 14 për qind, kurse tarifat e reja të energjisë do të aplikohen nga data 1 prill.

Ish-ministri i ekonomisë, Haki Shatri tha se nuk ka qenë e nevojshme që çmimi i rrymës të rritet dhe se kjo do të prek shumë qyetetarët e vendit.

“Nuk  pasur nevojë, ne nuk kemi më import, Kosova tash e tutje do të pëmbush nevojat e veta për rrymë, për disa muaj”, tha ai një intervistë për RTK.

Sipas  tij, kostoja e prodhimit të energjisë në Kosovës, prej 30 euro megavat është e favorshme dhe për këtë nuk ka nevojë të rritet çmimi.

Shatri kritikoi edhe politikat e qeverisë së Kosovës, karshi politikave ekonomike, duke i cilësuar ato si të gabuara.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...