Anglia i nis me fitore të madhe kualifikimet për Evropian, triumfon ndaj Italisë

PUBLIKUAR

Anglia i ka nisur me fitore tejet të rëndësishme kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

“Tre Luanët” triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Italisë, në duelin që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.

Declan Rice kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Harry Kane e dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të pasi e shndërroi në gol penalltinë.

Me këtë gol, Kane u bë golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë me 54 gola, duke e kaluar Ëayne Rooneyn.

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për italianët që shënuan herët.

Retegui arriti të ngushtonte epërsinë për Italinë në minutën e 56-të të takimit.

Në të 80-tën, Luke Shaw mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga ndeshja.

Deri në fund, Italia tentoi të shënonte golin e barazimit, por anglezët u treguan të vëmendshëm në fazën e mbrojtjes.

Kësisoj, Anglia tani ka tri pikë, kurse Italia aktualisht është pa pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...