Hovenier: Albright ishte mike e vërtetë e Kosovës

PUBLIKUAR

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier së bashku me presidenten Vjosa Osmani, në përvjetorin e vdekjes së Sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kanë bërë homazhe para bustit të saj në kryeqytet, shkruan Klankosova.tv.

“Sot, iu bashkova presidentes Vjosa Osmani për të bërë homazhe për Sekretaren Albright në njëvjetorin e vdekjes së saj. Lidershipi i Sekretares Albright në regjion ka shpëtuar jeta të panumërta. Një mike e vërtetë e Kosovës, puna dhe trashëgimia e saj mishërojnë partneritetin e fuqishëm midis dy vendeve tona”, shkruan Hovenier në Twitter. /Klankosova.tv/

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...