I vodhi 400 euro nga çanta një gruaje dhe e shkel me veturë gjatë ikjes

PUBLIKUAR

Një grua në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka raportuar se nga një burrë që e kishte njohur në rrjete sociale i është vjedhur çanta me 400 euro.

Siç bëhet e ditur nga polica, i dyshuari gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes e kishte shkelur viktimën me veturë, njofton Klankosova.tv.

“Fshati Sllatinë, Fushë Kosovë 22.03.2023 – 21:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në një lokal me një person të dyshuar të cilin e kishte njohur përmes rrjeteve sociale i njëjti ja kishte vjedhur nga çanta rreth 400 € para kesh. Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes i dyshuari e kishte shkelur me veturë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policës.

SHIKO MË SHUMË

Ekstradohet nga Kroacia për në Kosovë, i kërkuar nga INTERPOL-i për mashtrim

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me...

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Të premten në Lipjan një vajzë e mitur ka raportuar se është ngacmuar seksualisht. “Viktima...

Moti sot: I vranët dhe me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë...