Roberto Martinez i zbulon tre kapitenët e Portugalisë

PUBLIKUAR

Në konferencën për media, trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka zbuluar sot tre kapitenët e ekipit të tij.

Ai tha se Cristiano Ronaldo, Rui Patrício dhe Bernardo Silva janë kapitenët dhe dha edhe arsyen për këtë.

“Për momentin, lojtarët me më shumë përvojë do të jenë kapitenët e kombëtares: Cristiano Ronaldo, Rui Patrício dhe Bernardo Silva. Nga tani e tutje, është e rëndësishme të fokusohemi te ndeshja e nesërme”, tha Martinez.

Portugalia do të përballet nesër me Lihtenshtajnin në shtëpi, kurse tri ditë më vonë udhëton për t’u ndeshur me Luksemburgun.

Kët ndeshje janë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...