Në prag të Ramazanit, Tërnava uron që të ndalen luftërat dhe konfliktet

PUBLIKUAR

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, iu është drejtuar sot besimtarëve myslimanë me një mesazh urimi për muajin e Ramazanit.

Ai foli rreth rëndësisë së agjërimit të Ramazanit dhe mësimeve e mirësive të shumta që fitohen nga ky muaj.

Ndër të tjera, ai ka uruar që ta ndalen luftërat dhe konfliktet nëpër botë, njofton Klan Kosova.

“Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, institucioneve të saj dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet dhe urimet më të mira, me bindje e shpresë që muajin e bekuar Ramazan ta presim e ta përjetojmë në formën më të mirë. Agjërimin, besimtarët e kryejnë me përkushtim e devocion për hir të Krijuesit dhe për të merituar mëshirën dhe begatitë e Tij, tha ai.

Mes tjerash myftiu Tërnava përmendi traditën e popullit tonë që njihet për bashkëjetesë, lutje respektim e vizita të ndërsjella me njëri-tjetrin, solidaritet, humanitet e bashkëndjesi.

Duke parë luftërat e konfliktet e ndryshme në shoqëri, myftiu Tërnava uroi që sa më parë të ndalen këto probleme dhe popujt të jetojnë të qetë në paqe e harmoni.

SHIKO MË SHUMË

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...

Në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt gjenden armë, 153 fishekë, disa karikatorë dhe një sëpatë

Nështëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Sipas raportit...