Përfundon sezoni për Tomiyasun

PUBLIKUAR

Sezoni për Takehiro Tomiyasun ka përfunduar para kohe.

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht se mbrojtësi japonez i është nënshtruar operacionit, të cilin e ka kaluar me sukses, transmeton Gazeta Express.

Tomiyasu kishte pësuar lëndim në gjurin e tij të djathtë në ndeshjen kundër Sporting Lisbonës në Ligën e Evropës.

Klubi londinez konfirmoi se 24-vjeçari do të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.

Ai do të mund t’i bashkohet skuadrës në përgatitjet para-sezonale për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...