Reagon edhe Bislimi, moslejimin e Kosovës në konferencë të donatorëve e konsideron të padrejtë

PUBLIKUAR

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, sot e ka dënuar moslejimin për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit, për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Ai ka thënë se Kosova është treguar bujare me ndihmën që ka ofruar për të prekurit nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar në Turqi dhe Siri.

“Është e padrejtë, si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference. Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta. Ndihma dhe mbështetja jonë u pamundësua sot nga organizatori”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Murati nuk u lejua të marrë pjesë dhe të përfaqësojë Kosovën në këtë konferencë, pasi nuk u pranua pa fusnotë.

 

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...