DASH: Shqipëria burim kryesor marijuane

PUBLIKUAR

DASH ka publikuar një raport për prodhimin dhe trafikimin e drogës bë mbarë botën, në të cilin ka paraqitur edhe disa të dhëna për vendin tonë.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një rrugë transiti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane.

Megjithatë zyrtarët amerikane thonë se autoritetet shqiptare gjate 2015 kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.

Më tej në raport shkruhet se suksesi ka ardhur si rezultat i rritjes së bashkëpunimit me autoritetet italiane dhe shtimit të angazhimit të udhëheqjes politike dhe asaj të policisë.

Në 10 muajt e parë të vitit 2015, u kapën 6.87 tonë marijuanë, u shkatërruan 689,815 bimë marijuane në një sipërfaqe prej 44 hektarësh, sipas identifikimit nga ajri të autoriteteve italiane. Autoritet po ashtu kapën 55.3 kg heroinë dhe 26.4 k g kokainë.

Shqipëria vazhdon të marrë ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të përmirësuar aftësitë e saj në luftën kundër narkotikëve.

SHBA ka asistuar edhe në dhënien e ndihmës për menaxhimin e kufijve tokësore dhe detarë. Gjithashtu policia e shtetit me mbështetjen amerikane ka integruar programin qe ve në dijeni për rrezikun nga droga në 300 shkolla te ciklit të ulët ku studiojnë afro 30 mijë nxënës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tragjedia e djeshme në Pejë, sot varroset gruaja që u godit për vdekje nga treni

58 vjeçarja, Florije Muriqi e cila humbi jetën tragjikisht të hënën pasi u godit...

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar lidhur me Lojërat Mesdhetare ‘’Prishtina 2030’’, duke...

Lista Serbe i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kundër Nenad Rashiqit

Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës...