Haradinaj thotë se Kosova duhet t’i përmbushë tri objektiva për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

PUBLIKUAR

ryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se Kosova ka tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Sipas tij, Kosova duhet ta arrijë partneritetin për paqe si fazë të parë për anëtarësimin në NATO, të rikthehet në agjendën integruese evropiane dhe ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri.

“Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj.

“E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO; Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe; Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!”.

Haradinaj shtoi se krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes së Ohrit.

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...