Pas fitores në BBVK, Stresi mirëpritet nga Gani Geci në kullën e tij në Drenicë

PUBLIKUAR

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj – Stresi, të premten është shpallur fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai fitoi duke lënë mbrapa katër finalistë të tjerë: aktorin Vedat Bajrami, modelen Joliana Nura, Artan Thaqin dhe këngëtaren Mbresa.

E teksa po qëndron këto ditë në Prishtinë, reperi me prejardhje nga Tropoja ka takuar edhe disa figura publike, të cilët e kanë përgëzuar për fitoren.

Një ndër ta është politikani Gani Geci, i cili e ka mirëpritur atë në konakun e tij, në Kullën Geci në fshatin Llaushë të Drenicës.

Foto: Stresi/InstaStory

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, përmes publikimi të një fotografie në InstaStory, ku shkruante: “Në Kullën Geci në Llaushë me miqtë më të mirë”.

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...