Edon Zhegrova asiston në fitoren e Lille ndaj Toulouse

PUBLIKUAR

Pas dy barazimeve radhazi, Lille u rikthye këtë të shtunë te fitorja në Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca mposhti në udhëtim Toulouses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Municipal” përfundoi me rezultatin 0:2.

Edon Zhegrova la gjurmë në këtë fitore të skuadrës mysafire, pasi ishte asistues te goli i parë, që u shënua nga Alexsandro (86′). Goli i dytë u shënua nga Mohamed Bayo (90+11′).

Reprezentuesi i Kosovës në këtë ndeshje hyri si zëvendësues në minutën e 70-të. Për të ishte ky asistimi i tij i katërt në elitën e futbollit francez këtë sezon.

Lille pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe renditet në pozitën e pestë në tabelë.

Toulouse me 35 pikë ndodhet në pozitën e 11-të. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...